[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Megjithëse ne Shqipëri nuk ka ende një numër te sakte te personave qe bëjnë pjese ne komunitetin e LGBT-se, Institucioni i Avokatit te Popullit ka prezantuar nje raport te plote mbi ta dhe problematikat qe has ky komunitet sot. Ne kete raport u propozuan nje sere ndryshimesh ne kodin e familjes dhe ate penal. Avokati i Popullit Igli Totozani tha se gjuha e urrejtjes, kundrejt ketyre personave qe janë te barabarte me ne, nuk është penalizuar kurrë. Nderkohe qe Xheni Karaj, një ndër të paktat lezbike të deklaruara, aktiviste per te drejtat e këtij komuniteti qe nga vitit 2009, përmendi problemet ne punësimi qe hasin keta persona, diskriminimin e theksuar ne polici e spital, duke bere qe shumica e tyre ta mbajnë te fshehur orientimin seksual. Ne fund te këtij raporti, u kërkua nga pjesëmarrësit e shoqërisë civile ngritja e nje nenkomisioni vetem per problemet e komunitetit të personave gay apo lezbikë që nuk mirëpriten nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Ещё видео!