3 të arrestuar, 2 të dënuar më parë! Sekuestrohen 3 pistoleta e 1 mitraloz me fishekë në fole/ VIDEO-Policia i shtrin barkas
Parandalohet një vrasje në qytetin e Durrësit. 3 persona janë arrestuar, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Në pranga kanë rënë Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani; Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Kanosja". Të dy këta persona janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Në pranga ka rënë edhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.
Tre të arrestuarit sipas policisë dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës. I gjithë plani i tyre është shkatërruar në pak sekonda. Ata po qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip "BMË", me drejtues Aldi Mustafën. Në momentin e ndërhyrjes nga policia, të tre kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e patrullave, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Por ndonëse policia në fillim të njoftimit thekson se 3 të arrestuarit mendohet se do të kryenin një vrasje, në fund nënvizon se akuza ndaj tyre është për armëmbajtje pa leje.
"Strukturat hetimore të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë intensivisht punën hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtje pa leje", thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durres#Policia#TopChannel
Ещё видео!