Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Forcat italo-shqiptare të motovedetave të patrullimit të Guardia di Finanza, kanë zbrazur gjatë dy netëve të fundit në gjirin e Vlorës 17 gomone me rreth 500 klandestinë në borde, që synonin brigjet jugore të italisë. Burime të misionit të Guardia di Finanzas të dislokuara në portin e Durrësit kanë bërë të ditur se mesnatën e djeshme dy motovedeta të patrullimit të dislokuara në portin e ishullit të Sazanit kanë smbrapsur 11 gomone me rreth 320 klandestinë. Ndërsa sot janë smbrapsur 5 gomone dhe janë sinjalizuar sallat operative përkatëse përtej Adriatikut, për nisjen e disa gomoneve të tjera.
Sipas të njëjtave burime kushtet meterologjike dhe forca e detit që aktualisht është 4 ballë kanë penguar gjatë orëve të fundit nisjen e gomoneve drejt brigjeve italiane./tvklan.al
Ещё видео!