Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Bulqizë ku banorët kanë lënë banesat për disa caste e kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë disa herë, duke shkaktuar panik te qytetarët. Sipas informacioneve, raportohet se disa banesa janë dëmtuar. Tërmeti është shënuar me një magnitudë 4.7 sipas shkallës Rihter.
Qytetarët janë shprehur se janë frikësuar shumë e në momentin e lëkundjeve dhe kanë dalë me shpejtësi nga banesa. Disa prej tyre ende nuk kanë bërë një kontroll të godina për të kuptuar më pas nëse ka pasur dëme apo jo.
Sipas Njësisë Administrative Shupenzë, janë 4 banesa të cilat njoftohet se janë dëmtuar mëngjesin e sotëm. Tërmeti është ndjerë në gjithë zonën, pasi dhe banesat e dëmtuara janë në 4 fshatra. Përfaqësues të kësaj njësie janë vendosur në terren ku po bëjnë verifikimet në çdo banesë.
Lëkundjet e tërmetit u regjistruan rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të premte. Ato janë ndjerë 56 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 16 km në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bulqizë#Tërmeti#TopChannel
Ещё видео!