#oranews #arbenahmetaj #saliberisha #ahmetajberisha #inceneratoret #shorts
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa reagoi lidhur me çështjen e incineratorëve deklaroi se Arben Ahmetaj dhe familja e tij është kërcënuar! "Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin vjedhjes së shekullit.
Duhet të shtoj këtu se afera e djegësave, e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit, është njëkohësisht hetimi ose dështimi i shekullit. Pra, hetim i suksesshëm ose dështim i tmerrshëm i këtij hetimi. Ndaj jam këtu sot për të denoncuar përpara shqiptarëve disa zhvillime me të cilat, kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe për të penguar hetimin.
Së pari, u informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt.
Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit. Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit", u shpreh Berisha.
Berisha u shpreh se Ahmetaj është kërcënuar nga burgjet, ndersa tha se hetuesit të shkojnë atje dhe ta pranojnë si bashkëpunëtor të drejtësisë.
"Kërcënimet me jetë ndaj familjes së Ahmetajt që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë se Rama, Agaçi dhe Veliaj janë de facto dhe de jure, ligjërisht dhe penalisht, truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!