VLORË – Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të dhjetra hektorëve tokë në zonën e Novoselës. Shtabi i Emergjencave Civile u mblodh herët në mëngjes lidhur me situatën problematike dhe vendosi evakuimin e të gjithë banorëve të Novoselës, ku 14 shtëpi janë të përmbytura nga uji.
Mungesa e energjisë elektrike në hidrovorë solli përmbytje të mëdha në këtë zonë. Dalja nga shtrati i lumit Vjosa dhe prurjet që vijnë nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra kanë rënduar më tepër situatën.
Edhe kryetari i komunës së Novoselës, Kanan Dhakaj i konsideroi përmbytjet masive deri në Fratar të Fierit.
Problemet në këtë zonë vazhdojnë që prej ditës së djeshme, ku shkoi edhe vetë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për të parë nga afër situatën.
Dje ministri Panariti paralajmëroi se nëse nuk do të rikthehej energjia elektrike në hidrovorë, do të ishte e detyrueshme evakuimi i banorëve dhe bagëtive.
Ещё видео!