[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një ditë pas shpalljen “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se avokati i tij ka ngritur padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Ai përsëriti se akuzat e lëshuara ndaj tij janë të pabaza. Berisha deklaroi se avokati i tij në Francë do të ngrejë padi ndaj Blinken për shpifje publike.
“Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit, e deri dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive. Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, sic është Franca, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi direkte për shpifje publike nga Gjykata e Parisit.
Asnjë qeveri nuk mund të ketë në funksion shpifjen dhe përbaltjen. Sipas avokatit tim, zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet, ndaj edhe do të paditet nga gjykata e Parisi. Padia është ngritur nga avokati im. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time. Çështja e dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut.
Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjtetit, ti e zhvlerëson atë. Sot unë jam qytetar privat, përgjegjës për dinjitetin tim. Po më shkelmohet dhe nëpërkëmbet dinjiteti im. Këto akuza nuk i ka ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët politikë.”
------------------------------------------------------------------------------------------------
#vizionplustv
Subscribe:
[ Ссылка ]
Ещё видео!