Këto janë moment kur rebelët sirianë i venë zjarrin varrit të ish-presidentit Hafez Al Assad, babait të liderit të rrëzuar nga pushteti Bashar Al Assad. Milicët antiqeveritar arritën në qytetin e lindjes së Assad-ëve dhe hynë në mazeoulumin e të atit të Assad-it, por pa i gjetur eshtrat.
Situata në Siri pas rrëzimit të regjimit 24-vjeçar të Assad vazhdon të jetë tejet kaotike. Kryeministri i përkohshëm Muhammad Al Bashir ka deklaruar se objektivi i parë është rivendosja e sigurisë dhe stabilitetit në të gjitha qytetet e Sirisë dhe rikthimi i autoritetit të shtetit. Si objektiv të dytë ai ka kthimin e miliona refugjatëve sirianë që janë jashtë vendit.
Ndërkohë Siria po përballet me sulmet e vazhdueshme izraelite. Brenda 48 orëve ushtria izraelite deklaroi se ka shkatërruar rreth 80 përqind të forcave ushtarake të regjimit, me 480 sulmet e kryera kundër objektivave strategjikë në Damask, Homs, Tartus, Lakatia dhe Palmira. Këto sulme janë dënuar nga Rusia dhe shumë shtete evropiane, që i kërkojnë Tel Avivit të tërhiqet edhe nga e ashtuquajtura zona tampon e rrafshnaltës Golan.
Për rrëzimin e regjimit të Assad, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se kishte prova se përmbysja ishte rezultat i një plani të SHBA-së, Izraelit dhe një prej fqinjëve të Sirisë, të cilin ai nuk e përmendi. Për situatën e krijuar, Papa Françesku tha gjithashtu se po ndiqte me kujdes atë që po ndodhte në Siri duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje pa konflikte apo përçarje të tjera.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!