Aktori Kevin Spacey ka shërthyer në lot teksa ka dëshmuar në Gjykatë, duke pretenduar pafajsinë e tij ndaj akuzave që i kanë hedhur për abuzim seksual ndaj një të riu në vitin 1986. Ai është shprehur se4 është penduar për mënyrën se si e kishte shfaqur publikisht orientimin e tij seksual.
Në një deklaratë në median amerikane Anthony Rapp ka akuzuar Spacey por ky i fundit e ka mohuar.
Ai aktualisht po përballet në Gjykatën Federale të New York-ut për akuzën e abuzimit seksual, të bërë nga Rapp.
Gjithashtu ai fillimisht ka treguar historinë e tij të abuzimit nga aktori, në moshën kur ai ishte përkatësisht 14 vjeç ndërsa Spacey 26 vjeç, gjatë një feste të bërë në vitin 1986 në apartamentin e tij .
Në një deklaratë pas publikimit të artikullit, fituesi i Oscar-it tha se nuk e mbante mend takimin, por pranoi orintimin e tij si homoseksual dhe e ka pranuar se ka pasur takime romantike me burra.
Ai ishte shtyrë edhe më herët nga liderët e komunitetit LGBT, për të shprehur hapur orientimin e mbështetjen e tij ndaj këtij komuniteti, shumë vite përpara se Rapp të ngrinte akuzat.
Spacey tha se etiketimet e njerëzve për orientimin e tij seksual nuk i bënin përshtypje dhe se merr përgjegjësinë për deklaratën e dhënë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KevinSpacey#TopChannel
Ещё видео!