Kryeministri Edi Rama i ka bërë një letër të katërt publike kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak orë para nisjes së protestës së opozitës. Në letrën e tij, Rama përsërit ftesën për dialog pa kushte, teksa e bën të qartë se kurrsesi nuk do të japë dorëheqjen. Për këtë vendim, kreu i qeverisë ka renditur arsyet se pse kjo lëvizje nuk do të ndodhë, ku ndër më kryesoret thekson se "nuk do të prish kontratën me shqiptarët".
Letrën e nis duke shpjeguar se nëpërmjet tyre, nuk është qëllimi që ta bëjë apelin për dialog sa "për sy e faqe", por për të ofruar një mundësi zgjedhjeje të krizës politike. Si një kundërshtar që i do të mirën kundërshtarit, Rama e "këshillon" Bashën që t'i thërrasë arsyes dhe të pranojë dialogun, për ndryshe "fundi do të jetë i hidhur". Ai bën një krahasim me parti të tjera të mëdha politike, që me kohën për motive të ndryshme janë tretur, duke thënë se i njëjtë do të jetë fundi edhe i PD nëse do të vijojë që të drejtohet me papërgjegjshmëri, siç ka ndodhur deri më tani.
Ai fton kryedemokratin Basha që të mos humbasë kohë dhe të ulet në një tryezë dialogu, ashtu siç kanë bërë thirrje edhe ndërkombëtarët, përfshirë edhe Gjermaninë mike: Pa kushte, për të zgjidhur krizën politike që ka mbërthyer vendin prej katër muajsh.
Ещё видео!