Nga Vlora, Sali Berisha foli edhe për nismën Ballkani i Hapur. Ai tha se tanket në kufi të Kosovës këtë shtunë, janë pasojë e kësaj nisme.
“Keni dëgjuar PD të thotë një fjalë për Minishengenin, për Ballkanin e Hapur. Ja ku janë rezultatet, rezultatet e Minishengenit, Ballkanit të Hapur, Tanket në kufijtë e Kosovës janë bombarduesit e Beogradit në Kufijtë e Kosovës. Dhe heshtja e varrit ndaj projekteve të George Sorosit, Edi Ramës, po mjerisht edhe ish-kryetarit të partisë, Lulzim Basha… Mund të thotë kush po dale se këtë Ballkanin e hapur e përkrah ky e ai. Jo jua them unë, Ballkani i hapur vjen në kundërshtim të qartë me nismën e Berlinit. Nisma e Berlinit është nisma e Bashkimit Europian për rajonin, është nisma me të cilën BE kërkon të na përgatisë ne për anëtarësim në BE”.
Por ku dallojnë nga njëra tjetra, sipas Berishës?
“Nisma e Berlinit bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta. 6 shtetet të barabarta. Kurse Ballkani i Hapur në hegjemoninë serbe mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!