Paketa e dytë e mbështetjes për shtresat në nevojë që preken nga kriza e çmimeve do të jetë gati në shtator.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se ajo do të jetë një vazhdim i paketës së parë anti-krizë, efektet e së cilës kanë mbaruar tashmë prej më shumë se dy muaj dhe synon zbutjen e efekteve të krizës së çmimeve në vend.
“Në korrik u rishikua buxheti që parashikon ndërhyrjet që qeveria do të marrë për frenimin e efekteve negative. Këtë paketë të plotë masash do ta bëjmë publike, janë masa të marra deri më tani dhe reflektimin e vijimësisë qoftë për mbështetjen e biznese, dhe të konsumit. Paketa do të rifillojë me miratimin e VKM-së që do të detajojë elementët e mbështetjes për periudhën në fillim”- tha Delina Ibrahimaj.
Për të krijuar hapësirat për paketën e dytë të rezistencës sociale qeveria rishikoi buxhetin në korrik, duke rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore.
Fondi i Kontigjencës për këtë qëllim arriti në 12.1 miliardë lekë, ku gati gjysma e tyre 6.1 miliardë janë parashikuar të përdoren për të mbuluar shpenzimet për paketën e dytë të ndihmës, e cila do të detajohet së shpejti me vendim qeverie.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Paketa#Qeveria#TopChannelNews
Ещё видео!