Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Në fillim të muajit Qershor televizionet private të cilat nuk plotësojn parametrat teknike dhe strukturën programore të transmetimit do të mbyllen. Drejtuesit e Këshillit Kombëtar të RTV u kanë deklaruar sot pronarëve të mediave audiovizive se një pjesë e aplikimeve të paraqitura janë jashtë parametrave të ligjit.
Çdo vit ata do të paguajn dy lloj taksash, për lejen e pajisjeve të transmetimit dhe taksat e frekuencave. Do të jepen dy licensa kombëtare për televizionet private dhe katër për radiot kombëtare private, shprehet Sefedin Çela kryetar i Këshillit Kombëtar të RTV.
Sefedin Çela, kryetar i Këshillit Kombëtar të RTV:- “Janë 21 subjekte që kanë kërkuar për Televizione Kombëtare dhe 8 radio kombëtare. Por potenciali teknik është për dy televizione kombëtare, dmth frekuenca. Në konventat ndërkombëtare është përcaktuar potenciali i çdo vendi. Për Shqipërinë për televizionet janë dhënë në formën e rekomandimeve. Kurse për radion janë në dispozicion katër frekuenca në nivel kombëtar”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!