Lajme arkiva 2005
Kreu i demoktarëve ishte dje në Vlorë, në prezantimin e kandidatëve të opozitës në këtë qytet.
“Vlora në projektin tonë është poli më i fuqishëm turistik i Shqipërisë”, tha Berisha, ndërsa parashtroi përpara qytetarëve që kishin mbushur sallën edhe disa nga pikat kryesore të platformës së Partisë Demokratike.
Ulja e taksave, papunësisë, dyfishimi i pensioneve uji dhe drita 24 orë për zhvillimin e turizmit përgjatë bregdetit ishin disa nga premtimet e kryetarit Berisha i cili edhe njëherë ju thotë se do të luftoj ashpër korrupsionin.
Sali Berisha: “Zotohemi për krimin e zonave të lira dhe parqeve industrialeve, por këtu në Vlorë parku industrial. Por që tua u nxish, tua u mbushësh bregun me rafineria dhe TEC-e kjo nuk mund të ndodh.”
Ndërsa republikani Fatmirë Mediu, duke vlerësuar aleancën para zgjedhore të partive opozitare, bëri thirrje për mbështetje në mazhoritar për të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike dhe në propoporcional në Partinë Republikane dhe forca të tjera të rreshtuara pranë PD.
Kam ardhur dhe unë të kërkoj votën tuaj pasi iu garantoj se do ta mbrojë atë, deklaroi kështu gjatë një takimi kandidati i Partisë Demokratike në Vlorë Bujar Leskaj.
Në këtë qytet veç tij për opozitën do të kandidojnë dhe Arjan Kollozi, Moisi Meminaj dhe Genci Panozaqi dhe Xhevair Rexhepi.
Gazetare: Desada Metaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!