Në familje Menga në fshatin Derven, të Fushë Krujës burri ka vrarë gruan me çifte.
Vrasja ndodhi paraditen e sotme dhe policia thotë se viktimë e këtij krimi në familje është Liljana Menga 45-vjeçe, nëna e 4 fëmijëve. Krimi ka ndodhur në një kasolle pranë shtëpisë së çiftit. Korrespondenti ynë në Durrës Artur Korriku informon se sipas të dhënave të para mësohet së pas një konflikti verbal për motive banale Gjon Menga 52 vjec ka qëlluar fillimisht gruan me një armë zjarri tip cifte në kokë dhe më pas e ka qëlluar edhe me kallashnikov. Policia ndaloi autorin, Gjon Menga 52 vjec. Dyshohet se se shkak i vrasjes është xhelozia
Ещё видео!