Bashkimi Europian ka miratuar një ndihmë financiare, që do u jepet refugjatëve ukrainas, të cilët po braktisin vendin pas agresionit rus në territorin e Ukrainës.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, nëpërmjet një postimi në twitter, ka deklaruar se do të jepet një këst prej 500 milion eurosh për integrimin e refugjatëve në vendet e Bashkimit Europian.
Bashkimi Europian po jep një këst të parë prej 500 milionë euro për të ndihmuar refugjatët dhe po sigurohemi që këtë javë ata të marrin të drejtën e qëndrimit në Bashkimit Europian për të paktën një vit. Refugjatët nga Ukraina meritojnë solidaritetin dhe mbështetjen tonë, dhe të vendeve që i mirëpresin. – është shprehur Von der Leyen në Tëitter.
Më shumë se 1.3 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre në Ukrainë, pas pushtimit rus në territorin ukrianas, duke zbarkuar fillimisht në kufirin më të afërt, atë të Polonisë. Çështja tashmë është depozituar në gjykatën e Hagës, ku pritet të merret në shqyrtim në seancat gjyqësore të datës 7 dhe 8 mars.
Pamje:AFP Photo By Twitter
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Refugjatët#BE#TopChannel
Ещё видео!