Rastet ditore me Covid-19 në Gjermani mund të shkojnë deri në 400 mijë. Alarmi është lëshuar nga ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, i cili foli rreth përhapjes së lartë të variantit të Omicron në vend.
Por ministri tha se pavarësisht kësaj rritje do të ketë një ulje të rasteve me Covid-19 në fund të Shkurtit. Vetëm kur vendi të ketë kaluar kulmin e infektimeve qeveria gjermane do të konsiderojë heqjen e disa prej kufizimeve. Teksa dha këto parashikime Lauterbach nënvizoi se mbrojtja e moshës së tretë të cilët ende nuk janë të imunizuar mbetet detyra më e rëndësishme për t’u bërë.
Ministri njoftoi edhe një ndryshim të fundit ndaj rregullave anti-covid. Koha që një person të konsiderohet imun pas infektimit me Covid-19 do të shkurtohet . Që nga 15 Janari, ky status për këta individë do të skadojë pas tre muajsh nga 6 muaj që është aktualisht dhe do t’u nevojitet të vaksinohen.
Autoritetet gjermane sqaruan se gjendja në qendrat e emergjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv mbetet e qëndrueshme.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!