Gjashtë anëtarë të MEK-ut janë proceduar penalisht për kundërshtim të policisë gjatë kontrollit të ushtruar në kampin Ashraf 3, një ditë më parë.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije për Top Channel se deri tani ka nisur procedim penal për gjashtë prej banorëve iranianë të kampit në Manëz të Durrësit për rezistencë ndaj Policisë së Shtetit.
Një ditë më parë, Forcat RENEA, FNSH, Operacionalia dhe uniforma blu kryen një operacion kontrolli në territorin që prej vitesh aksesohej vetëm nga muxhahedinët në kampin Ashraf 3 në Manëz.
Autoritetet shqiptare ishin në kërkim të pajisjeve teknologjike të cilat konsiderohen me vlerë për hetimet që prej kohesh ka nisur SPAK, por kjo nuk u prit mirë nga muxhahedinët. Shumë prej tyre e cenuan shkelje privatësie dhe agresion ndaj personave të pambrojtur dhe refuzuan kontrollin.
Ndërsa autoritetet kanë dyshime të arsyeshme se muxhahedinët në Shqipëri po kryejnë veprime operacionale kundër shtetit të Iranit, kjo në shkelje të marrëveshjes humanitare që kanë me Shqipërinë.
Disa prej tyre u organizuan në tubime kundër veprimeve të policisë. Muxhahedinët thanë gjithashtu se përdorimi i gazit dhe sprajit nga policia solli humbjen e jetës së një personi dhe lëndimit të 36 të tjerëve. Për të sqaruar shkaqet e vdekjes së tij është ngritur një grup hetimor nga policia dhe prokuroria e Durrësit.
Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme në reagimet e bëra për mediat theksuan se nuk ka jetë të humbura nga ndërhyrja e policisë dhe se të gjitha veprimet ishin konform ligjit duke ruajtur etikën dhe të drejtat e qytetarëve.
Muxhahedinët janë vendosur në kampin MEK në Manzë të Durrësit që prej vitit 2013.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#MEK#Ashraf3#TopChannelNews
Ещё видео!