Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po kërkon asgjësimin e SPAK-ut duke emëruar në krye të këtij organi të preferuarin e tij, me qëllimin e vetëm, mbylljen e dosjeve, në krye të të cilave renditi aferën 430 milionë euro të inceneratorëve.
“Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij sepse dosja e djegësve është dosja e një organizate kriminale në të cilën ka firmosur Edi Rama. O Kondili o rafsha e mos u vrafsha!“, tha Berisha.
SPAK-un e etiketoi repart të turpshëm të Partisë Socialiste që tha se zbaton urdhrat politikë të Edi Ramës, duke rihapur hetimet për dosjen e Gërdecit dhe atë të ish-Kompleksit Partizani.
“Të thërrasë një ministër për dokument që dihet qartësisht i falsifikuar është turp. Ai duhet të shihte padinë që ka bërëë ministri, që shkrimi s’është i imi, por nuk e bën se ka urdhër partie“, u shpreh lideri i PD.
Edi Ramën e akuzoi jo vetëm për kapjen e kreut të ri të SPAK-ut, por sipas tij në një akt mafioz ka larguar në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës edhe drejtuesin e Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, I cili ndodhet për specializim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ia mbyll derën si bandit. Në qoftë se Helidon Bendo është suspekt i rekrutuar nga shërbimet e vendeve partnerë, ai shkon në gjyq, pa diskutim. Ama të përdorësh ti bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit si dëshmi për rekrutim kjo nuk mund të ndodhë“, tha Berisha.
Në krye të SHISH-it, Berisha tha se kryeministri ka emëruar Oljan Kanushin, të cilit tha se i ka besuar dy misione.
“Edi Rama do të kontrollojë çdo lloj forme bashkëpunimi me partnerët çka është absolutisht e papranueshme. Porosia e dytë që u jep Kashani vartësve të mos sjellin informacione për ministrat dhe zyrtarët e lartë të PS“, vijoi Berisha.
Me shqetësim foli edhe për prishjen e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës në njësinë numër katër nga Bashkia e Tiranës, duke e cilësuar akt barbar ndërhyrjen e uniformave blu.
“Ja se si luhet me jetën e 90 familjeve nga Edvin mafia për interesat direkt të deputetit Qefalia. Do të ndërtojnë klientela“, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës revanshin e Kryeministrit Rama mund ta ndalin vetëm shqiptarët, duke përmbysur atë që ai e cilësoi regjim monist të kreut të qeverisë.
Tv Klan
#saliberisha #spak #edirama
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!