[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
8 dhjetori njihet si dita e rinise. 24 vjet me pare një grup studentesh dhe pedagogesh, nëpërmjet protestave kundër regjimit komunist u bene iniciator te kthesës se madhe historike. Protestat paqësore sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” studentet kërkuan integrimin e vendit ne Europe si dhe garantimin e pluralizmit politik si baze kryesore për një shoqëri te lire e demokratike. Dita kombëtarë e rinise u caktua si e tille nga kuvendi i Shqipërisë ne 8 dhjetor ne vitin 2009. Ajo përkujton lëvizjen e studenteve ne vitin 1990, si pikënisjen e rrëzimit te regjimit. Fillimisht protesta nisi kundër fikjes së dritave dhe kushteve të vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në atë periudhë, kushte të cilat po i përjetonin dhe vetë ata në konviktet ku jetonin. Marshimi u shoqërua edhe me incidente të shumta mes policisë dhe shoqërisë civile. Duke parë situatën e tensionuar në vend sekretari i pare I partisë së punës Ramiz Alia më 11 dhjetor të këtij viti u detyra të zhvillonte një takim me studentët. Nën presionin e protestave dhe duke parë se kësaj lëvizje iu bashkëngjitën edhe mijëra qytetarë, Ramiz Alia pranoi vendosjen e pluralizmit politik qe i hapi rruge krijimit te partive te reja politike. Brenda pak ditëve, lëvizja studentore rrezoi diktaturën në Shqipëri, që kishte mbetur vendi i fundit komunist në Evropë pas rrëzimit të Murit të Berlinit.
Ещё видео!