Zbardhet ngjarja kriminale ku mbetën të plagosur dy vëllezerit Hoten dhe Marjan Doçi në fshatin e Bardhaj të Shkodrës. Policia bën me dije se pas një konflikti për motive të dobëta u përfshinë në një përplasje me armë zjarri dy vëllezrit Doçi me Besim Përkolën.
Policia e Shkodrës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, ku rezulton se dy vëllezërit kanë qëlluar të parët ndaj 29 vjeçarit. Ky i fundit u është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri tip automatik.
Hoten e Marjan Doçajt u janë vënë prangat nga uniformat blu në ambientet e spitalit të Shkodrës. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa është shpallur në kërkimi Besim Përkola i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu nga grupi hetimor do të kryhet marrja në pyetje e dy vëllezërve. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja dhe makina tip Audi që ishtë në pronës të Marjan Doçit.
Zona nuk ka kamera sigurie, të cilat mund ti vinin në ndihmë hetuesve.
Dy vëllezrit akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Kurse, Besim Përkola akuzohet për veprat penale të “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Hoten dhe Marjan Doci njihen edhe për lidhjet familjare më Gentian Doçajn i shpallur në kërkim për pengmarrjen, ekzekutimin dhe zhdukejn e kufomës së Jan Prengës.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!