#ShijeShtëpie në #TvKlan.
Brumi:
300 gr miell
180 gr gjalpë
150 gr sheqer
Pak kripë
1 lugë kafe pluhur pjekës
1 lugë çaji lëkurë limoni
2 të verdha veze + 1 vezë të plotë
Mbushja:
100 gr arra
350 gr reçel fiku
Vendosim miellin në një tas, shtojmë në të gjalpin e ftohtë të grirë në rende nga ana më e trashë, shtojmë sheqerin, pak kripë, pluhur pjekës, lëkurën e limonit të grirë imët, 2 të verdha veze dhe një vezë të plotë. I përziejmë të gjithë përbërësit, fillimisht me pirun e më pas me duar, derisa të na formohehet një brum i lidhur. Vendosim brumin në një celefon, e mbështjellim mirë dhe e vendosim në frigorifer, për 30 min-1 orë. Pasi të kalojë kjo kohë, spërkatim tavolinën me pak miell, vendosim brumin, e hapim atë me rolon dhe bëjmë një petë të trashë 0.4-0.5 cm.
Vendosim petën në një tavë tarte me diametër 22-24 cm. Presim pjesët anësore, i bashkojmë, dhe pasi i mbledhim me celefon i vendosim në frigorifer. Bazën e tartës e shpojmë me pirun në të gjithë sipërfaqen. Shtojmë fillimisht arrat e coptuara trashë, i mbulojmë ato me reçel dhe me brumin që vendosëm në frigorifer bëjmë disa shirita, i vendosim mbi tartë, duke e dekoruar atë. E pjekim në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta.
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!