Presidenti i Turqisë , Rexhep Tajip Erdogan I shoqeruar nga zonja e pare e turqise emine erdogan, dhe Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni zyrtare inauguruan xhaminë e Namazgjasë, e cila u ndërtua me financimin e shtetit turk, ndërsa ajo konsiderohet si më e madhja në Ballkan.
Disa mijëra besimtarë ndodhen në xhaminë e Namazgjasë, e cila pavarësisht vonesave në vënien në funksion, konsiderohet si një moment i veçantë për të gjithë besimtarët e komunitetit mysliman në Shqipëri.
Bilal Teqja pritet të jetë imami i kësaj xhamie, ndërsa ajo do të menaxhohet nga një fondacion, ku do të jenë pjesë edhe investitori, pra shteti turk, dhe KMSH.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. Në ceremoninë e zhvilluar Rama falënderoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke e cilësuar atë një mik të çmuar për shqiptarët ndersa theksoi rëndësinë e xhamisë si një simbol të besimit universal dhe trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, tha se është shumë entuziast dhe shumë i lumtur që ndodhej ne shqiperi.Presidenti turk tha se kjo xhami do të zërë vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke kaluar 6 shekuj.
![](https://s2.save4k.org/pic/InP_Ug4WM0E/maxresdefault.jpg)