FIER– Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona të një grupi të rrezikshëm në qytetin e Fierit, pasi akuzohen për vjedhje nëpër banesa. 4 personat janë arrestuar në flagrancë duke vjedhur, dhe tentuan t’i shpëtonin policisë.
Nga njoftimi i policisë është mësuar se duke tentuar të largohen me shpejtësi kanë përplasur me makinë një këmbësor.
Katër të arrestuarit kanë tentuar të vjedhur vidhnin dy banesa në Cakran, duke e finalizuar operacionin me sukses.
Mësohet që katër të arrestuarit ishin me precedentë të theksuar penal në vjedhje.
Personat e arrestuar janë identifikuar si: A.L., 27 vjeç, banues në Vlorë, E.D, 31 vjeç, banues në Vlorë, A. L, 31 vjeç, banues në Vlorë, L.N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje.
Njoftimi i Policisë:
Fier
Policia godet një grup të rrezikshëm që kryente vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë në banesa.
Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Fier operacioni policor i koduar “Shëtitësit”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Bashkëpunimi me qytetarët ve në pranga 4 anëtarët e grupit, të cilët u kapën në tentativë për të vjedhur 2 banesa në Cakran.
Të katërt autorët e dyshuar janë persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së banesave. Njëri prej autorëve ishte shtetas i shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”.
Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë në Fier, të kryera nga këta shtetas.
Sekuestrohet çanta me pajisjet që përdoreshin për të kryer vjedhjet, si: kaçavida, darë prerës, çelësa të ndryshëm, 8 telefona celularë të markave të ndryshme dhe automjeti, i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga banorë të zonës se në Cakran po tentohej të vidheshin 2 banesa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shëtitësit” dhe falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara u godit grupi kriminal që vidhte banesat në Fier.
Gjatë operacionit, 2 prej autorëve tentuan të largoheshin me një automjet, të cilin e vodhën në banesën e shtetasit F. S. dhe gjatë tentativës për t’i ikur ndjekjes së Policisë, goditën me automjet shtetasin T. B., 36 vjeç, i cili u ka bërë me shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur dhe përsëri tentuan të largoheshin, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia.
Shtetasi T. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprimeve, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.
Ky shtetas ishte edhe person në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
– E. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.
– A. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje.
– L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier.
Në sajë të materialeve të administruara dhe veprimeve hetimore, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të rasteve të mëposhtme të vjedhjes së banesave:
Në datën 30.05.2019, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases E. M., ku kanë marrë 5 milion lekë, disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri. Në datën 19.11.2019, në fshatin Kafaraj, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit J. B., ku kanë marrë një sasi parash dhe pajisje elektroshtëpiake. Në datën 13.11.2019, në fshatin Frakull e Madhe, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. H., ku kanë marrë 1 milion e 700 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri. Në datën 23.01.2020, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. N., ku kanë marrë 2 milion e 800 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të kryera nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Vjedhja me dhunë”.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!