Pas vendimit të Listës Serbe, për tu larguar nga të gjitha instucionet qendrore të Kosovës, zyra e presidencës dhe kryeministri Albin Kurti, dolën në një reagim zyrtar.
Shefi i kabinetetit i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela tha se Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.
“Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Ajo gjithashtu tregon se Lista Serbe është ‘gllabëruar ‘ dhe trajtohet si një mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, shkruan Vela.
Kreu i qeverisë Albin Kurti po ashtu hodhi akuza ndaj presidentit serb Aleksandër Vucic, duke thënë se ai ka gënjyer amerikanët dhe europianët. Kurti shtoi se kjo është një luftë për pushtet mes Vucic dhe ministrit të jashtëm të Serbisë.
“Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet.”
Policia e Kosovës në një reagim në Fb, tha se forcat policore janë në gatishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Njësitë policore të rendit publik dhe ato kufitare po qarkullojnë sipas angazhimeve dhe se nuk ka asnjë përfshirje për dërgim të nëjsive special në veri të Mitrovicës, sic është publikuar në media, sqaron policia e Kosovës.
Lista Serbe ka paralajmëruar se të dielën do të mbajnë protestë në asamblenë e përgjitshme nacionale në Mitrovicën e Veriut në orën 12, sipas tyre për ti treguar Europës se shteti i tyre i vetëm është Serbia dhe presidentii tyre është Aleksandër Vucic.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#TopChannel
Ещё видео!