Maturantët këtë vit i nisën provimet në salla më të mëdha, një pjesë e tyre edhe nën monitorimin e kamerave, por sërish pati parregullsi.
Vetëm 30 minuta pas fillimit të provimit të parë për këtë maturë, u përdor celulari, teza e gjuhës së huaj u fotografua dhe u shpërnda në rrjetet sociale.
Ministria e Arsimit thotë se po punon për zbardhjen e kësaj situate, tashmë të ripërsëritur prej vitesh. Pas përfundimit të provimit, maturantët pohuan se pyetjet ishin brenda programit mësimor.
Këtë vit 4 provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin.
Për herë të parë për 168 nxënës me aftësi ndryshe ka teza të veçanta, me nivel vështirësie më të lehtë. Për mbarëvajtjen e procesit të provimit të gjuhës së huaj u angazhuan 1995 administratorë, mes tyre 665 sekret. Provimi i dytë për maturantët është ai i Gjuhës Shqipe, që do mbahet me 7 Qershor.
Tv Klan
#matura #provime
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!