Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Masa të rrepta ndëshkimore për të gjitha firmat e ndërtimit që veprojnë në kryeqytet. Bashkia e Tiranës, ka vendosur që të fillojë procedurat për heqjen të licencës për disa firma ndërtimi që nuk kanë respektuar lejen e miratuar nga KRT dhe administrata e kryebashkiakut Rama.
Në raste të vërejtura të depozituara me shkelje masat që do të merren nga KRT, do të jenë rishqyrtimi i lejes së ndërtimit, ulja e numrit të kateve, si edhe kërkesë për heqje të licencës për drejtuesit teknik, ligjor dhe vetë firmat. Drejtori i urbanistikës ligjore pranë bashkisë së Tiranës, Alban Eftimi thotë:
Alban Eftmi:- “Urbanistika ligjore, ndjek të gjitha objektet të cilat zbatohen në territorin e Tiranës dhe me të konstatuar shkelje në zbatimin e këtyre lejeve të dhëna nga administrata jonë, menjëherë do të marrim një sërë masash, të cilat konsistojnë, në dënimin e firmës në disa drejtime. Në radhë të parë firmat të cilat kanë zgjerime të objektit, do t’ju rishikohet leja, duke ju ulur numrin e kateve”.
Por në sitën e ndëshkimeve pritet të kalojnë jo vetëm pallatet në ndërtim e sipër, por edhe pallatet e hipotekuara. Sipas bashkisë janë hasur shumë raste të hipotekimit të apartamenteve nga ndërtuesit, pa marrë më parë lejen e shfrytëzimit nga grupi i kontrollit të urbanistikës. Për këto raste, pritet të bëhen edhe denoncimet përkatëse, pranë komisionit të dhënies së licencave, për heqje të ushtrimit të së drejtës së profesionit./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!