Katër anëtarë të një familjeje nga Patosi u shuan në një aksident tragjik rreth orës 08:23 të mëngjesit të së premtes në aksin Fier – Vlorë në vendin e njohur si “Kripa”.
Viktimat janë Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe dy vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç. Familja sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke shkuar me pushime në bregdet.
Rrethanat e aksidentit janë duke u zbardhur nga policia, por burime në vendin e ngjarjes thanë se makina e tyre tip Toyota është goditur nga një tjetër automjet tip Audi ku udhëtonin 3 të rinj. Edhe këta të fundit kanë marrë dëmtime të shumta, por janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Gjendja është stabël. Dy prej pacientëve do t’i transferojmë në Qendrën e Traumës në Tiranë, pacienti i tretë nuk do shtrohet. Thjesht mori një trajtim ambulator e do jetë i lirë nga ana mjekësore. Janë të vetëdijshëm, shfaqje paniku, post traumatike”, tha mjeku Edmond Breshanaj.
Pas goditjes të dyja automjetet kanë dalë nga rruga dhe për familjen nga Patosi, përplasja me një shtyllë ka rezultuar fatale.
Siç shihet nga pamjet, makina ku ndodheshin viktimat është shkatërruar tërësisht. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga automjeti.
Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj i cili premtoi zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik”.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se të dyja automjetet kanë qenë me shpejtësi të lartë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!