Lajme Arkiva - TV Klan 2004
Ndryshimet që duhet të bëhen në legjislacionin zgjedhor, nuk gjejnë motiv për t’u zvarritur nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi nuk e sheh të arsyeshme kohën boshe që po kalon komisioni për reformën zgjedhore për të korrigjuar ato probleme për të cilat kanë qenë tepër të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale, ndaj kërkon që të fillojë përgatitja për zgjedhjet e pritshme parlamentare.
Ilirjan Celibashi: “Nuk shoh ndonjë arsye objektive dhe nuk kam parë deri më sot asnjë arsye objektive që ky komision të vazhdonte dhe të zgjaste për një kohë kaq të gjatë punën e vetë, ndërkohë kur çështjet dhe problemet janë evidente dhe mendoj që duhet të ishte dhënë rruga e zgjidhjes, dmth. ajo çka duhet të ndryshojë në legjislacionin zgjedhor duhet të kishte ndryshuar, duhet të kishte kaluar për miratim në Kuvend shumë kohë më përpara. Personalisht konsideroj, se është humbur goxha kohë në lidhje me këtë çështje po dhe me çështje të tjera të cilat lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve”.
Në ditët e fundit të konferencës vjetore të komisioneve zgjedhore për Europën Qendrore e Lindore, vëmendja u përqendrua tek mënyrat për të rritur numrin e pjesëmarrësve në votim. Ky fenomen ishte i pranishëm në zgjedhjet vendore ku morën pjesë pak votues. Është menduar që të përdoren teknika të reja, si me anë të kompjuterit, apo edhe duke sensibilizuar opinionin derë më derë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!