Ngërçi i krijuar prej rreth 3 vitesh në Gjykatën e Lartë, ka krijuar një stok prej rreth 33 mijë dosjesh te depozituara. Për të bërë funksionale këtë gjykate, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar pikëzimin e 3 kandiatëve jo gjyqtarë për në Gjykatën Supreme. Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda, garojnë per 3 vëndet vakante ndërsa për vendin e 4-t qeveria e gjyqtarëve vijon verifikimet për kandidatin Dariel Sina, që aktualisht është te Komisioneri Publik.
Ditën e Enjte 3 kandidatët që vijnë nga radhet e juristëve të spikatur do të përballen me fazen e fundit, atë të intervistimit nga antarët e KLGJ. Pas pikëzimit të tyre lista do t’i shkojë presidentit për miratim. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar rregulloren me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që duan të jenë pjesë e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatave të Posaçme.
Gjate mbledhjes pati diskutime nëse do të shpallej vakanca e plotë prej 14 vendesh për në Gjykatën e Lartë apo do shpallet vakancë fillimisht për 6 vende dhe me pas të plotësohet. Në përfundim këshilli vendosi që të hapet gara fillimisht për 6 vende vakante. Sipas rregullores se miratuar, të gjithë kandidatët që duan të jenë pjesë e gjykatës së Lartë duhet të kenë të paktën 13 vite eksperiencë pune, ndaj tyre të mos ketë masa disiplinore dhe të kenë kaluar vetingun.
KLGJ gjithashtu ka miratuar projektvendimin për të hapur garën edhe për 5 vende vakante në të dyja shkallët e gjykatave të posaçme. Por gjyqtarët që duan të jene pjesë e tyre duhet që të kenë të paktën 10 vite eksperiencë pune si gjyqtarë, të kene kaluar procesin e vettingut, të mos kene masa disiplinore dhe të japin pëlqimin që të përgjohen celularët e tyre dhe të familjarëve së bashku me llogaritë bankare. Anëtarët diskutuan që plotësimi i Gjykatës së Lartë duhet të bëhet sa më shpejt pasi, kjo do t’i hapë rrugën edhe plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Venia ne funskion e Gjykates se Larte është një proces i cili do të kërkojë kohë të gjatë. /abcnews.al
Ещё видео!