TIRANˬ - Zhbllokohet procesi ndaj 9 imamëve nën akuzë për terrorizëm pasi Gjykata e Krimeve të Rënda lejoi familjarët dhe mbështetësit e imamëve të futen në sallë me bluzat që mbajnë mbishkrimin: “Jam krenar që jam mysliman”.
Me të njëjtat bluza ishin veshur dhe 9 të pandehur, mes tyre Fadil Muslimani, Genci Balla, Bujar Hysa të cilët për dy seanca braktisën procesin duke vendosur si kusht lejimin e të afërmve të tyre të futeshin me veshjen ku përcillej mesazhi fetar.
Në seancën e kësaj të martë dhanë deklarime 5 dëshmitarët e thërritur nga prokuroria. Dëshmitari Zamir Mani deklaroi në sallë se Genci Balla sipas informacioneve që ai ka mbledhur i ka dërguar djalin dhe ish bashkëshorten në Siri.
Mani u shpreh se ish gruaja e tij Elmira pas ndarjes jetonte me Genci Ballën, dhe kur ky ka ardhur të kërkowj djalin tre besimtarë i kanë dalë para tek xhamia e Unazës së Re duke i folur në emër të Ballës me mesazhin: Nuk ke më punë me Elmirën pasi tani ajo është motra jonë.
Por këto pretendime janë rrëzuar nga vetë Balla i cili u shpreh se këto deklarime nuk faktojnë asnjë lidhje me terrorizmin për të cilin ai është nën akuzë.
Në këtë seancë nuk mungoi dhe ndryshimi i dëshmisë nga Erzen Gashi i cili i pyetur më parë nga prokuroria kish deklaruar se Genci Balla e rekrutoi për në Siri dhe në sallë e mohoi duke u shprehur se ka thënë kështu pasi e ka detyruar policia por realisht ai nuk njeh asnjë nga të akuzuarit. I pyetur se përse ka udhëtuar 7 herë drejt Turqisë, Gashi tha se shkonte atje për punët e tij.
Ещё видео!