Pas mbledhjes me aleatët në selinë e PD-së, kryetarët e partive opozitare kanë dhënë një deklaratë për mediat. Si kreu i PD-së, Lulzim Basha ashtu edhe krerët e partive të tjera të frontit opozitar u shprehën unanimisht “pro” djegies së mandateve.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm, Basha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se opozita po luan blofin dhe se nuk do të djegë mandatet.
Më pas fjalën mes të qeshurave e mori edhe Dashamir Shehi.
Shehi: Të flas unë se e kam të shkurtër fare unë. Sa kohë të jetë Rama atje ne do na shihni bashkë, pastaj…
Basha: Bashkë do jemi prapë…
Shehi: Pastaj shohim… Ne e gjykojmë se ka ardhur dita, jo vetëm ne por i gjithë populli.
Ещё видео!