[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, u ka kerkuar te gjithe operatoreve te kompanive celulare ne vend, qe te njoftojne perdoruesit per regjistrimin e numrave. Sipas AKEP, te gjithe numrat celulare duhet te regjistrohen deri ne daten 6 mars, ne te kundert numrat e paregjistruar do te bllokohen.Ky detyrim prek te gjithe ata abonente, qe kane mbi 20 numra te regjistruar ne emrin e tyre dhe duhet t'i regjistrojne ato serish, ne menyre individuale. Nese dikush ka blere numrin ne tregun e zi, pra ia ka blere nje shitesi qe i ka regjistruar ato me shumice, duhet te shkoje serish per ta regjistruar ate.Deklarata e AKEP vjen pas kerkeses se ministrise se Brendshme per mbylljen menjehere te numrave, qe nuk kane pronare te individualizuar. Ky shqetesim i ministrit Tahiri erdhi pas fenomenit te atentateve me shperthim te telekomanduar, pikerisht nepermjet celularit dhe shtimit te alarmeve te rreme per bombe.
Ещё видео!