Reshjet e dëborës vijojnë ta mbajnë të mbërthyer veriun e Shqipërisë, duke krijuar probleme me qarkullimin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike.
Të bllokuara sipas raportit të shtabit të emergjencave pranë prefekturës, mbeten Thethi dhe Vermoshi, atje ku reshjet e dëborës kanë shkuar deri në 80 cm. Nga Qafa e Thorës për në brendësi të fshatit Theth kalohet me vështirësi vetëm me mjete të larta dhe duke përdorur zinxhir, ndërsa në aksin Tamar – Vermosh kalimi kryhet vetëm për raste emergjente pasi në qafën e Bërdalecit trashësia e borës shkon në 70 cm.
Fshatrat Vermosh e Lepush janë pa energji elektrike. Edhe në aksin drejt Razmës turistike dhe Bogës ka patur reshje dëbore dhe është punuar me 3 fadroma për të shmangur bllokimin e saj.
Në bashkinë Puke ka rreth 15 cm bore dhe po punohet për hapjen e rrugëve, ndërsa në disa fshatra ka munguar energjia elektrike. Po ashtu zona e Dukagjinit si pasojë e reshjeve dhe stuhive ka disa fshatra pa energji, si dhe rrugët e brendshme të bllokuara.
Ndërsa ne qytetin e Shkodrës ka një ulje te ndjeshme te temperaturave e shoqëruar edhe me reshje shiut. Nivelet e ujit në lumenjtë Buna e Drin janë në kuota të ulëta dhe deri tani nuk paraqitet rrezik përmbytje.
E qetë paraqitet situata edhe në kaskadën e Drinit ku në Fierzë prurjet janë 450m3/sek dhe ndodhet në kuotën e 273.11 metrave, Komani ka prurje 280 m3/sek dhe ndodhet në kuotën e 174.03 metrave, ndërsa Vau i Dejës ka 60 m3/sek prurje dhe ndodhet në kuotën e 75.19 metrave.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Thethi#TopChannelNews
Ещё видео!