Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi në gjykim dosjen “Metamorfoza 2”. Nën akuzë janë tetë anëtarë të një grupi kriminal, mes të cilëve dhe ish-nëndrejtori I policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni. Ndaj tyre rëndojnë akuzat trafik droge, sigurim i kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë për njërin prej anëtarëve të grupit, Bujar Ajetin, GJKKO vendosi të pushojë akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve për shkak se kjo vepër penale është amnistuar. Por pavarësisht kësaj, ai do të gjykohet me pjesëtaret e tjerë të grupit, pasi akuzohet për vepra të tjera penale. Grupi u zbërthye edhe falë bisedave të zbardhura nga platforma e koduar SKY ECC. Mes të akuzarve është dhe djali i Erzen Breçanit dhe biznesmeni Ervin Mata. Grupi trafikonte drogë nga vendet e Amerikës latine drejt Evropës, ndërsa Breçani dyshohet se siguronte mbrojtjen e tyre gjatë kohës që ishte në detyrë. Për këtë dosje janë sekuestruar hidrocentrali në pronësi të Eralbi Breçanit në Valbonë, 2 makina prodhim i viteve të fundit dhe një llogari bankare me 75 mijë euro.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Metamorfoza2#ErzenBrecani
Ещё видео!