NASA njofton se ka zbuluar 219 planetë të tjerë të mundshëm jashtë sistemit tonë diellor. 10 prej këtyre planetëve janë me përmasat e Tokës dhe të pozicionuar në zonën e banueshme, domethënë në distancën e duhur nga ylli mëmë, për të pasur ujë të lëngshëm në sipërfaqe. Këto informacione u grumbulluan nga teleskopi hapësinor “Kepler”. Sipas Suasan Thomson, shkencëtare e NASA-s, katalogu përfaqëson pikën e nisjes për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më interesante të astronomisë. Sa planete janë të ngjashëm me Tokën në galaksinë tonë? Me anë të të dhënave të grumbulluara nga “Kepler” është bërë e mundur matja e saktë e mijëra planetëve, duke zbuluar dy tipologji kryesore mes atyre më të vegjëlve. Ata me përbërje shkëmbore me madhësinë e Tokës dhe ata që përbëhen nga gazi me përmasa më të vogla se Neptuni. Shkencëtarët thanë se zbulimi i këtyre dy tipologjive është i rëndësishëm për kërkimet në gjetjen e formave të jetës, pasi tregon se gati gjysma e planetëve të njohur të galaksisë nuk kanë sipërfaqe ose e fshehin atë pas një atmosfere shkatërruese, të papërshtatshme për zhvillimin e jetës.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!