Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë ish-dhëndrin. Ngjarja është regjistruar në Lezhë, ku prej disa kohësh Kanto Narkaj kërcënonte të riun në fjalë. Menjëherë sapo personi me inicialet E.Ç ka bërë denoncim në polici, ata shkuan për kontroll në banesën e Narkajt.
Në kontrollet e bëra nga policia u zbulua një arsenal I vërtetë armësh. Uniformat blu sekuestruan një mitraloz, dy kallashnikovë, një granatë dore, katër krehra dhe 3979 fishekë. 67-vjeçari është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje rreth konfliktit.
Bazuar në deklaratën e të dy personave konflikti ka nisur për motive të dobta, ku një prej arsyeve është dhe ndarja nga vajza e Kanto Narkajt. Personi në fjalë do të qëndrojë në burg, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Dhuna në familje" .
Falë ndërhyrjes së policisë u bë e mundur parandalimi i një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar me pasojë më të rënda.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Lezhë#Policia#TopChannel
Ещё видео!