Situata e pandemisë dhe numri i lartë i personave të infektuar me Covid-19, ka bërë që Qeveria Greke të përforcojë masat kundër Covid.
Këto masa prekin edhe pikat kufitare me Shqipërinë, konkretisht doganën e Kakavijës. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është njoftuar nga pala greke se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 Marsi deri më 15 Mars.
Kështu, do të reduktohet orari i lejuar për të kaluar në Kakavijë. Kjo pikë kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.
Do të kufizohet më tej numri i personave që futen çdo ditë në shtetin grek. Nga 750 persona do të lejohen vetëm 400.
Qytetarët që do të hyjnë në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve.
Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14-ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.
Ndërkohë, kujtojmë se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!