Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Këto shifra dolwn pas testimit 461 të mostrave nga IKSHPK-ja. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 284 .Një ditë më herët, ky numër ka qenë 269. Ndërkaq, edhe 156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve. Numri i rasteve aktive është 3,862. Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 70 raste. Që prej 13 marsit – kur u shfaqën rastet e para me koronavirus – deri më 5 gusht, në Kosovë janë regjistruar 9,492 raste me COVID-19. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thotë se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 432 persona të konfirmuar me COVID-19. Sipas këtyre të dhënave, krahasuar me një ditë më parë, katër pacientë më shumë janë të shtruar në spitale e klinika, ku po trajtohen për koronavirus.
Prej tyre, 14 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë të vendosur në respiratorë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Situata#TopChannel
Ещё видео!