Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Këto janë disa prej fjalëve të ruajtura ndër shekuj nga arbëreshët, që Costantino Bellusci ka mbledhur se fundmi në fjalorin e tij “Arbashkruar”. Studiuesi sjell fjalë te arbëreshëve të Italisë, si dhe krahasimet me gjuhën shqipe të grumbulluara në njëzet e shtatë fshatra arbëreshe.
COSTANTINO BELLUSCI
AUTOR
“Botova disa fjalorë me leksikun e fshatrave arbëreshe, te fjalori baza është gjuha shqipe. Janë disa variante sepse nuk kemi ardhur ë gjithë nga jugu disa kanë ardhur nga mesi i Shqipërisë, por 70% them se është origjinal.”
Prej vitesh Bellusci studion historinë e traditave popullore, gjuhën dhe letërsinë arbëreshe, por shqetësimi i tij më i madh mbetet rreziku i zhdukjes së kësaj gjuhe.
COSTANTINO BELLUSCI
AUTOR
“Sepse janë ata që flasin janë pleqtë por ka fëmijë që nuk e flasin të gjitëh e kuptojnë por nuk e mësojnë siç na e mësuan neve prindërit.”
Ndërkohë në Tiranë Qendra e Studimeve Arbëreshe po zhvillon ditët e librit, ndërsa marrin pjesë personalitete të kulturës bashkëkohore arbëreshe nga Kalabria e Sicilia.
Synimi i këtij aktiviteti është jehona dhe njohja e këtij komuniteti sidomos nga të rinjtë shqiptarë.
DIANA KASTRATI
DREJTORESHE E QSPA
“Të sillet jeta aktuale arbëreshe, studimore, shkencore, artistike dhe në të njëjtën kohë me synimin e fortë të kemi nj kapilarizim të kulturës arbëreshe në Shqipëri.” Gjithashtu në ambientet e fakultetit të filologjisë qëndrojnë të hapura tri ekspozita me foto e botime me detaje të jetës, historisë por dhe veprimtarisë së arbëreshëve.
Ещё видео!