Të paktën 12 persona janë vrarë në valën e re të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev, thanë zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë.
10 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm që goditi një bllok apartamentesh në qytetin qendror të Umanit – thanë zyrtarët. Një grua dhe vajza e saj tre vjecare u vranë në qytetin Dnipro, sipas kryebashkiakut lokal. Shpërthime u raportuan edhe në qytetet Kremenchuk dhe Poltava. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se blloku i shkatërruar i apartamenteve ishte mes 10 ndërtesave rezidenciale të dëmuara. Skuadrat e shpëtimit thanë se fëmija i vrarë në sulm kishte lindur në 2013-ën dhe 11 persona të tjerë ndërkohë kishin nevojë për trajtim në spital. Zelenski tha se sulmet tregonin qartë se nevojitej më shumë veprime në skenën ndërkombëtare kundër rusisë. “Djalli mund të ndalohet me armë dhe mbrojtësit tanë po bëjnë pikërisht këtë. Djalli mund të ndalohet edhe me sanksione, dhe sanksionet globale duhet të shtohen”, tha ai në një postim në tëitter. Shefi i administratës ushtarake të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë rus me raketa mbi kryeqytet në 51 ditë. Nuk ka patur ndërkohë raporte të menjëhershme për viktima civile në kryeqytet. 21 nga 23 raketat dhe dy dronë sulmi u rrëzuan nga sistemi ajror i mbrojtjes në ukrainë, thanë zyrtarët në një postim në shërbimin e mesazheve Telegram... Komanda e forcave ajrore ukrainase më pas raportoi se sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase janë kryer me avionët luftarakë strategjikë të llojit Tu-195, që janë nisur nga rajoni i detit Kaspik. Ndërkaq, luftime të ashpra raportohet se po vazhdojnë në vijën e frontit Bahmut-Avdijivka-Marjinka në lindje, tha ushtria ukrainase më 28 prill. Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ruse kanë kryer mbi 65 sulme, por të gjitha janë zmbrapsur nga mbrojtësit ukrainas, tha ushtria. Bahmuti dhe Marjinka vazhdojnë të jenë epiqendra e betejave të ashpra në rajonin lindor të Donjeckut, raportoi ushtria ukrainase.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ukraine#Kievi
Ещё видео!