I vetmi komb në Ballkan i cili nuk bazohet në milet-sistemin osman është kombi shqiptar. Rilindasit, etërit e kombit, vunë themelet e kombit shqiptar mbi elementin e gjuhës dhe kulturës etnike shqiptare, jo mbi fenë siç bënë turqit dhe popujt tjerë ballkanikë.
Milet-sistemi osman strukturalisht pengoi kombformimin shqiptar duke cementuar ndarjen e shqiptarëve me shekuj në tri grupe me status të ndryshëm shoqëror:
1. Shqiptarët e islamizuar si milet mysliman (osman / turk) nën autoritetin e Sulltanit dhe ulemasë (klerit islam);
2. Shqiptarët ortodoksë si milet "rum" (romak) nën autoritetin e patriarkanës së Stambollit e cila gëzonte autonomi të gjerë sikurse edhe patriarkana serbe e më vonë edhe ajo bullgare.
3. Shqiptarët katolikë nuk ishin të përfshirë në milet-sistem. Ata i takonin rangut më të ulët, cilësoheshin si "kaurrë" (të pafe). Shtypja ndaj tyre ishte e madhe edhe përshkakë orientimit të tyre drejt Europës perëndimore.
Lejen për patriarkanë, për autonomi fetare apo politike për shqiptarët nuk e jepte Stambolli; shkolla dhe letërsia shqipe ishin të ndaluara; çdo përpjekje për ngjallje të vetëdijes kombëtare dhe për krijim të strukturave shtetërore shqiptare shtypej me dhunë.
ps: Sistemi i mileteve rrjedh nga teoria islame ku popujt ndahen në bashkësi fetare: bashkësia islame ("ummah islamiya"), hebrejt, krishtërt, dhe "të pafetë". Andaj fundamentalistët islamikë kundërshtojnë idenë e nacionalizmit dhe kombit shqiptar që bazohet në një botëkuptim krejt tjetër nga ai fetar islamik. Këta fundamentalistë, konceptin islamik të mileteve e kanë bazë të mendësisë së tyre; endërrojnë që të bashkohen sërish në një milet të përbashkët mbarë-islamik (umeti musliman).
Perandoria Osmane, ortodoksët dhe katolikët: [ Ссылка ]
Mileti islam-osman - Shqiptarët në Perandorinë Osmane
Теги
shqipshqiptarshqiptareshqiprishqipriashqiperishqiperiashqipërishqipëriakosovakosovotiranaprishtinaalbaniaalbanianalbanian historyhistoriahistoria shqiptareskenderbeugjergj kastriotisulltaniperandoria osmaneislamiislamizimiislamizmishefqet krasniqiblerim latifihoxhafeja islamejezusimuhamediprofetiprofeti muhametmuhametiprofeti muhamedkuranialbin kurtiedi ramaramush haradinajvjosa osmanisali berishaenver hoxhaelvis naci