Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u përfshinë në debate të forta ne mbledhjen e pasdites së sotme, të thirrur për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve vendore në disa bashki. Komisioni rrezoi kërkesën e kryetarit Zguri për hapjen e kutive për verifikimin e pjesëmarrjes në votime.
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri kërkoi hetim administrativ për të nxjerrë shifrat e sakta të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit përmes verifikimit të procesverbaleve të mbylljes së votimit dhe listave të zgjedhësve.
Por nënkryetari i Komisionit Denar Biba e cilësoi këtë kërkesë si hedhje në erë të procesit zgjedhor të 30 Qershorit.
Biba i përmendi Zgurit se nuk e ka pranuar asnjëherë procesin zgjedhor të 30 Qershorit prandaj kërkon ta sabotojë.
Edhe anëtarët e tjerë te KQZ rrezuan kërkesën e kreut Klement Zguri, pasi sipas tyre në këtë moment ku ndodhet procesi nuk mund të kryhet asnjë hetim, pa u miratuar tabelat e rezultateve për çdo bashki.
Gjate kësaj mbledhjeje, KQZ miratoi tabelat e rezultateve të zgjedhjeve të së djeles për Bashkinë e Elbasanit dhe atë të Lushnjes./ABC News Albania 24/7
Ещё видео!