Lajme Arkiva 2009
Sezoni turistik po shkon drejt fundit dhe mund të themi se ai ka qenë i suksesshëm krahasuar edhe me shifrat e një viti më parë.
Sipas Ministrit të Turizmit, Ardian Turku, edhe pse në të gjithë botën kriza ka shkaktuar një ulje të turizmit në Shqipëri ka ndodhur tërësisht e kundërta.
Duke iu referuar shifrave deri në muajin Korrik kemi një rritje të turistëve të huaj në rreth 36% në krahasim me vitin e shkuar.
Ardian Turku: “Regjistrohen të futur në territorin shqiptar me përcaktimin sipas standardeve evropiane vizitorë rreth 1 milion e 600 mijë persona, nga të cilët rreth 991 mijë e 306 janë shtetas të huaj, ndërsa shqiptarë të cilët janë rezidentë në shtete të ndryshme të Evropës, pra emigrantë siç i themi ne që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri janë plot 589 mijë e 189 persona.”
Një rol tepër i rëndësishëm në shtimin e turistëve ka qenë dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore ku një meritë e jashtëzakonshme zë dhe ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës, por dhe ndërtimi i rrugës së bregdetit.
Ardian Turku: “Të mos harrojmë që vetëm në muajin Korrik nga rruga Durrës-Kukës kanë ardhur nga Kosova plot 380 mijë turistë kosovarë. Shumë persona përpiqen që ta quajnë madje dhe shtypi turizëm patriotik. Jam kategorikisht kundër tashmë. Nuk është më turizëm patriotik të vinë 380 mijë persona. Nuk është turizëm patriotik të vish të pushosh në Sarandë nga Kosova. Është një lloj turizmi atraktiv, tërheqës”.
Por sipas ministrit Turku edhe pse turizmi bregdetar mbetet më i preferuari edhe ai malor ka patur një rritje duke qene se është një ndër prioritetet e qeverisë në mandatin e saj të dytë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!