VLORË- "Për një Orikum të pastër ". Ky ka qenë slogani për të cilin punonjësit e bashkisë së bashku me operatorët e saj turistik kanë marrë një nismë për pastruar gjithë vijën bregdetare në prag të sezonit të ri veror.
Nënkryetari i Bashkisë së Orikumit, Nexhip Hysolakoj thotë se, koordinimi i punës për pastrimin e plazhit ka qenë një ndër arsyet e këtyre masave për të patur një zonë të pastër.
Ky aksion do te vijojë deri në fund të muajit maj, periudhë në të cilën bëhet edhe hapja e sezonit turistik në ketë qytet.
Ещё видео!