Një vizitë Muzeut të Kosovës - RTV Zëri i Kosovës - Danimarkë
Ky muze gjindet në qendër të Prishtinës. Muzeu i Kosovës është themeluar në vitin 1949, ndërkaq ndërtesa me arkitekturë Austro-hungareze daton që nga viti 1885/6. Ajo ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj. Aktualisht, muzeu është duke u angazhuar në rikthimin e 1200 objekteve/artefakteve të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës, të marra nga Beogradi gjatë vitit 1998.
Falemenderoj shumë here profesorin universitar dhe analistin politik, Arsım Sinani si dhe Fatmir Hoxhën nga Muzeu i Kosovës, të cilët bënë të mundur që ky reportazh të realizohet.
Ixhet Lutfiu - RTV Zëri i Kosovës - Danimarkë.
www.rtvzeri.com
rtvzeri@gmail.com
Ещё видео!