#rtvora #oranews
Pavarësisht mosdekretimit nga Presidenti i Republikës, Skënder Gjinushi fitoi të premten të drejtën e ushtrimit të detyrës si kreu i Akademisë së Shkencave. Vendimi u mor në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së Akademisë, ku siç pritej, i vetmi zë anatemues ishte Artan Fuga, i cili votoi kundër.
Ky i fundit e komentoi vendimin si nje puç institucional dhe antikushtetues.
Fuga: Është shkelur ligji, është shkelur Kushtetuta, është shkelur shteti i së drejtës, është bërë një puç institucional sot në Akademinë e Shkencave.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Gjinushit.
Gjinushi: Nuk është lajm që Fuga voton kundër, lajm do të jetë kur Fuga voton pro për ndonjë çështje. Që reforma në Akademinë e Shkencave është bërë edhe me ndihmën e politikës, por edhe nën presion, me pengesa politike të segmenteve të caktuara të inspiruar edhe nga nga grup mediokrish që reformën e ngatërrojnë me anti-reformën.
Vendimi është dënuar ashpër edhe nga ish-deputeti Luçiano Boçi, i cili nga selia blu u shpreh se ky është një akt i turpshëm dhe i paligjshëm i ushtarit të Ramës dhe Tom Doshit në Akademinë e Shkencave.
Boçi: Në krye të Akademisë së Shkencave nuk mund të emërohet një person me angazhim të qartë politik, një person pa asnjë kontribut shkencor, një person i cili, përveç mendësisë komuniste, nënshtrimit ndaj Edi Ramës dhe Tom Doshit, nuk nuk mund prodhojë asgjë shkencore e bashkëkohore.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!