Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata kanë nuhatur që po ndiqeshin prej disa kilometrash nga një automjet. Pak çaste para momentit fatal, Diklen Vata ka lajmëruar në telefon nënën dhe motrën e tij, duke u thënë se ishte duke udhëtuar me dy shokë dhe po ndiqeshin nga një makinë.
Këto deklarime, nëna dhe motra e të ndjerit i kanë bërë në Polici. “Dikleni na mori në telefon vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja, duke na thënë se po udhëtonte me dy shokët dhe po i ndiqte një makinë. Pastaj e mbylli telefonin. U alarmuam, por pak çaste.
Më pas, dëgjuam për një ngjarje në Fushë-Krujë dhe pavarësisht se mediat nuk po përmendnin emra neve e kuptuam direkt se ishin Dikleni dhe shokët e tij, të cilët ishin vrarë”, mësohet të jenë shprehur ndër të tjera familjarët e Diklen Vatës. Kjo dëshmi pritet të merret nga hetuesit si një provë për të verifikuar kohën në të cilën është kryer telefonata nga ana e Diklen Vatës, i cili dyshohet se ishte edhe truproja e objektivit kryesor të atentatit, Brilant Martinaj.
Sipas dëshmive të familjarëve të viktimave, Brilant Martinaj kishte në servis automjetin me të cilin udhëtonte dhe pas takimit në Rinas edhe me Besmir Hoxhën, do të shkonte me automjetin e këtij të fundit për ta marrë mjetin e tij. Ky është momenti që besohet se viktimat janë tradhtuar dhe për pasojë atentatorët u kanë ngritur pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës, duke i ekzekutuar. Bashkë me ta ishte edhe Diklen Vata, shok i përbashkët i tyre dhe që shërbente edhe si truprojë për djalin e vetëm të familjes Martinaj. Më pas, ata kanë shkuar te servisi në zonën e Tapizës, ku kanë pyetur për automjetin. Ka qenë punëtori servisit që u ka deklaruar të rinjve se mjeti donte edhe pak kohë për të mbaruar puna me mjetin.
Më pas, tre të rinjtë morën rrugën për t’u kthyer në FushëKuqe për në zonën ku banonin, kur në mbikalimin e FushëKrujës ranë pritë e atentatit. Martinaj lëvizte me makinë të blinduar dhe fakti që po udhëtonte me makinën e Besmirit ka bërë që Policia të dyshojë se është tradhtuar nga ndonjë banor i zonës që ka lajmëruar kundërshtarët. Autorët e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe vepruan rrufeshëm, duke lënë të vdekur jo vetëm Martinajn, por edhe dy shokët e tij.
Policia po vazhdon punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa, sipas saj, hakmarrja dhe larja e hesapeve mes bandave kriminale janë pistat ku grupi hetimit ka përqendruar punën. Sipas hetuesve, objekt i sulmit mendohet të ketë qenë 23-vjeçari Brilant Martinaj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Fushë-Krujë#Skenari#TopChannel
Ещё видео!