Kolonjarëve me të cilët u takua paraditen e kësaj të marte, kryesocialisti Rama ju kërkoi votën për të rikonfirmuar Erjon Isajin, por dhe si një votë për të mbrojtur Shqipërinë.
“Si mundet një shqiptar të votojë për persona “non grata”. Nuk janë vetëm SHBA. BE nuk e ka atë praktikë, por nuk ka derë të hapur për ata”.
Por vota e 14 Majit ka rëndësi dhe për vetë partinë e përçarë demokratike, sipas Edi Ramës.
“Ka shumë mundësi që të rivijë në vete. Shikojeni si janë bërë. Kashtë e k*qe nga të katër anët”.
Ju kujton gjithsesi demokratëve se pas dy javësh nuk do të kenë mundësi të hedhin votën për partine e tyre, por për atë të ish-Presidentit Meta, e këtu ndalet për të treguar përpjekjen që siç thotë kanë bërë socialistët për ta risjellë në drejtimin e duhur kreun e PL.
“Nuk lamë dy gurë bashkë për ta sjellë në rrugë të mbarë. Nuk vjen në rrugë të mbarë. Nuk bëhet”.
Projekti i rrugës që lidh Kolonjën me Korçën që është në proces Rama lajmëron se përfundon pas pak muajsh.
“Kur të mbarojë rruga në Verë, bëjmë një festë të madhe”.
Në Devoll ku prezantoi Eduard Duron, Kryeministri shpjegoi se kandidatët e të djathtës nuk mund ta kenë bashkëpunimin e qeverisë jo se kjo e fundit nuk dëshiron, por ata nuk kanë aftësi për të thithur fondet.
“Nuk e sjellin këtu për punë, e sjellin për sherr për ta kthyer bashkinë në një kështjellë lufte me qeverinë”.
Gjatë turit elektoral, Kryeministri u takua edhe me vajza dhe djemë që janë kthyer për të jetuar e punuar në Korçë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!