Shqipëria nuk bën përjashtim. Përkundrazi është në listën e 6 shteteve, që Brukseli e ka përfshirë në një ligj të ri, lidhur me viktimat e trafikut. Kjo ka ndodhur pikërisht këtë të hënë, pasi 22 shkurti është dita evropiane e viktimave të krimit.
Brukseli ka ndërmarrë iniciativa ligjore përmes një projekti me tetë partnerë në 6 vende të ndryshme mes të cilave edhe Shqipëria, ku synohet të informohet publiku i gjerë për ekzistencën e shërbimeve mbështetëse të viktimave dhe të inkurajojë viktimat që të arrijnë këto shërbime.
Fushata do të sigurojë informacion në lidhje me shërbimet mbështetëse për më tepër se 4,5 milion viktima të krimeve në gjashtë vendet pjesemarrëse. Ekziston një ligj i rëndësishëm i Bashkimit Evropian për viktimat e krimit, i miratuar 9 vjet më parë, pikërisht në vitin 2012, i quajtur Direktiva e të Drejtave të Viktimave të BE-së, e megjithatë rezulton se shumica e qytetarëve të BE-se nuk janë në dijeni të kesaj Direktive.
Sipas këtij ligji, çdo viktimë e krimit në BE gëzon të drejtën e shërbimeve falas për mbështetjen e viktimave, dhe çdo shtet anëtar duhet të organizojë infrasktukturën kombëtare për mbështetjen e viktimave tëkrimit.
Deri më tani, shërbimet ekzistojnë në shumicën e vendeve të BE-së, por jo në Shqipëri. Problemi është se të paktën gjysma e popullsisë së BE-së nuk ka informacion për ligjin dhe shërbimet mbështetësenë dispozicion të viktimave.
Kjo fushatë pan-europiane bazohet në Strategjinë e fundit të BE-së për të Drejtat e Viktimave, të miratuar nga Komisioni Evropian në Qershor të vitit të kaluar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bruksel#TopChannel
Ещё видео!